Pjesa e parë e ditës do të jetë me vranësira të dendura dhe reshje shiu në të gjithë vendin. Reshjet herë pas here do të jenë të rrëmbyeshme. Por mesdita dhe orët vijuese përmirësojnë lehtësisht kushtet e motit, duke i zhvendosur reshjet drejt zonave juglindore.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes, por do të ulen në mesditë, duke luhatur vlerat ditore nga 6°C deri në 24°C.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi jugor-jugperëndimor, duke krijuar dallgëzim 4-5 ballë./tvklan.al