Sipas MeteoAlb, pjesa e parë e ditës do të jetë në mbizotërimin e kthjellimeve në pjesën më të madhe të territorit shqiptar. Por orët e pasdites shtojnë vranësirat në zonat malore, duke sjellë reshje të pakta shiu në skajin verior.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke regjistruar vlerën minimale në qytetin e Ersekës me 17°C, ndërsa vlera maksimale do të shënohet në qytetin e Lezhës me 38°C.

Era do fryjë lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke krijuar dallgëzimi 2-3 ballë./tvklan.al