Sipas Meteoalb, Shqipëria do të ketë kthjellime dhe vranësira të herë pas hershme deri pas mesditës, kur vranësirat frontale fuqizojnë territorin shqiptar duke sjellë shira të dobët në zonat perëndimore dhe në zonat qëndrore.

Ndërsa, mbrëmja dhe gjatë natës do të vijojë me kthjellime të herë pas hershme në zonat qëndrore, por vranësira më të theksuara ku priten shira të izoluara do të ketë në zonat veriore dhe në zonat jugore. Temperaturat e ajrit do të vijnë në zbritje në orët e para të ditës dhe deri në mesditë, duke bërë që ekstremumet ditore të variojnë nga 9-25 gradë Celsius.

Era do të fryjë e lehtë gjatë ditës, por mesatare gjatë natës me një shpejtësi 45 km/h në drejtimin jugperëndimor duke shkaktuar në det dallgëzim 3-4 ballë. /

tvklan.al