Këtë të enjte do të mbetemi në ndikimin e motit të qëndrueshëm, me kthjellime dhe vranësira të lehta, prezente në të gjithë territorin. Më të dukshme vranësirat paraqiten në zonat jugore-juglindore.

Pasditja dhe nata vijojnë me kthjellime dhe vranësira të shpeshta, por pa rrezikuar shira. Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie në të dy vlerat ekstremale, ku mëngjesi do të shënojë -4°C në zonat malore ndërsa mesdita do të ngjisë termometrin 18°C në bregdet.

Era do fryjë e lehtë dhe mesatare, me shpejtësi 25 km/h nga drejtimi Lindor-Verilindor ndërsa në brigjet detare krijohet dallgëzim 2 ballë.

/tvklan.al