Sipas MeteoAlb, deri në orët e mesditës vendi ynë do të jetë me vranësira të shpeshta, të cilat do të sjellin reshje shiu. Por parashikohet që gjatë pasdites dhe në orët vijuese moti të përmirësohet në zonat perëndimore në fillim dhe më pas dhe në pjesën tjetër të territorit.  

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke regjistruar vlerën minimale në qytetin e Pukës me 9°C, ndërsa vlera maksimale do të shënohet në qytetin e Durrësit me 28°C.

Era do fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke krijuar dallgëzimin 3 ballë.

Tv Klan