Sipas MeteoAlb, vendi ynë do të jete me kthjellime dhe vranësira gjatë paradites, të cilat më të dukshme do të jenë në zonat malore veriore.

Por mesdita dhe në vijim përmirëson gradualisht kushtet e motit, duke bërë që kthjellimet të jenë më mbizotëruese në territor.

Temperaturat e ajrit pësojnë ulje në mëngjes, por do të mbeten të pandryshuara në mesditë duke regjistruar vlerën minimale në qytetin e Ersekës me 1°C, ndërsa vlera maksimale do të shënohet në qytetin e Sarandës me 17°C.

Era do të fryjë e lehtë me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 2 – 3 ballë. /tvklan.al