Gjykata e Posaçme ka lënë në burg të 6 personat e arrestuar në Malësinë e Madhe dhe në Berat. Së bashkë me 3 persona të tjerë që janë në kërkim, ata janë pjesë e një grupi kriminal për kultivimin dhe trafikim të kanabisit. Gjithçka lidhet me operacionin antidrogë që u zhvillua në Rërës të Beratit në nëntor të vitit 2022 ku u zbuluan 871.4 kilogramë lëndë narkotike cannabis sativa. Avokati kundërshtoi vendimin e gjykatës.

Me vendim të Gjykatës së Posaçme është ushtruar kontroll në banesat e të prangosurve. Në njërën prej shtëpive u gjetën dhe u sekuestruan 30 kubikë me fidanë kanabisi dhe fara kanabisi të kultivuara në ambient të mbyllur. Gjatë aksionit policia sekuestroi 33 aparate celularë, 1 DVR, 1 laptop, 1 kartë memorie dhe 5 automjete.

Në bazë të hetimeve të SPAK rezulton se grupi kriminal, me origjinë nga Malsia e Madhe në bashkëpunim me persona të tjerë në Berat, ndërmorën një veprimtari të mirëmënduar më parë. Fillimzisht morën me qira disa parcela toke në Rërëz të Berat. Aty ngritën 4 sera për kultivimin e bimëve narkotike, instaluan linjën e furnizimit me ujë dhe atë elektrike.

Për realizimin e këtij aktiviteti të paligjshëm sipas SPAK ata punësuan vajza e gra nga qyteti e rrethinat të cilave u paguanin dhe transportin. Në sera kishin krijuar edhe fjetore me 81 dyshekë me ajër. Për mbrojtjen e aktivitetit të paligjshëm kishin siguruar dhe armë zjarri, disa prej të cilave u sekuestruan. Në njoftimin e SPAK janë të përcaktuar edhe rolet e disa nga personat të cilat janë vënë në pranga. Në atë kohë u vendosën masa disiplinore edhe për punojës të policsë mes tyre edhe Ardit Hasanbegaj, Shefi  i Krimeve. Hasanbegaj është i arrestuar me urdhër të SPAK në kuadër të operacionit “Metamorfoza”. 

Klan News