Këto ditë nisi punimet parlamenti i ri, i dalë nga zgjedhjet e 25 Qershorit. Njësoj si në ditën e parë të shkollës, deputetët ishin veshur me kujdes e shfaqnin emocionet e fillimit të rrugëtimit. Gazetarët e emisionit “STOP” kanë realizuar intervista me humor me të zgjedhurit e rinj. Por ra në sy se kësaj buqete i mungon një nga figurat e “përndritura” të socialistëve të rinj, ish – kryetarja e FRESSH, Joleza Koka. Në fakt në Ministrinë e Mirëqenies Sociale, ku Joleza punoi për disa vite thonë se ajo nuk u shfaq kurrë në ministri, nga ku vetëm merrte pagën mujore.

Emisioni “STOP” nuk kishte si të mungonte në ditën e parë të mbledhjes së deputetëve në parlament. Gazetarja e emisionit “STOP”, duke komunikuar me disa prej të zgjedhurve të 25 Qershorit, vuri në dukje veshjen e tyre, e cila ishte përzgjedhur më së miri për të nisur “shkollën”. Shumë prej tyre preferuan të mos i përgjigjeshin pyetjeve të gazetares, ndërsa të tjerët zgjodhën të përgjigjeshin me humor.

Por Reinaldo kishte një mision tjetër. Ai shkoi për të “monitoruar vizualisht” deputetët e legjislaturës së re.

Gazetari i emisionit “STOP” u kërkoi me mirësjellje një buzëqeshje premtuese për elektoratin që i votoi, por reagimet e tyre ishin nga më të ndryshmet.

“Buzëqeshja në shumë raste është shenjë hipokrizie”

, u shpreh Luan Rama.

Sipas Reinaldos, deputetët arritën të gjithë të ishin premtues me buzëqeshjen, imazhin, veshjen dhe makinën fantastike.

Por te deputetët e rinj u vu re se mungonte Joleza Koka, ish – kryetarja e FRESSH. Kamera e fshehtë e emisionit “STOP” iu drejtua Ministrisë së Mirëqënies Sociale për të pyetur për Joleza Kokën, e cila ka qenë e punësuar në këtë institucion.

Roja

Urdhëro goca!

Qytetarja – Si ia kalove? Unë vij nga Forumi Rinor i Partisë Socialiste dhe po kërkoja këtë Joleza Kokën.

Roja

S’e kam dëgju ndonjëherë, shko një herë tek sporteli.

Qytetarja – Desha të pyesja pak për këtë Joleza Kokën? Punon këtu?

Sportelistja

Jo, nuk është më këtu, jo. Ka kohë që ka ikur prej këtej. Ka qenë këshilltare këtu, po tani …

Qytetarja – S’është më ë…

Sportelistja

Jo, jo! Nuk e di se ka kohë që ka ikur që këtej. Unë s’e kam gjetur fare, që unë kam dy vjet që kam ardhur dhe nuk e kam gjetur fare këtu.

PunonjësjaEdhe kur ka qënë, s’ka ardhur ndonjë ditë në punë.

Qytetarja – Si?

Sportelistja

Edhe kur ka qënë nuk ka ardhur asnjë ditë në punë.

PunonjësjaS’ia kemi pa fytyrën ndonjëherë. Thjeshtë figuronte si emër, po për të ardhur s’ka ardhur ndonjëherë. S’ka ardhur asnjë ditë në punë, jo.

Qytetarja – Po cfarë bënte këtu ajo? Më duket specialiste?

Sportelistja

Jo, këshilltare. Kjo s’ka qënë fare, biles doli domethënë edhe lajm, që vinte këtu merrte rrogën, po nuk vinte në punë. Prandaj domethënë, e kanë hequr që këtu.

Qytetarja – Po cfarë këshilltare ishte kjo?

Sportelistja

Këshilltare e rinisë.

Saimir Kodra u përmbylli duke thënë se së shpejti Joleza Kokën do ta presë një padi në prokurori për “vjedhje”, pasi për dy vjet rresht ka marrë rrogën pa shkuar asnjë ditë në punë./ tvklan.al