Komisioni i Disiplinës së Federatës Shqiptare të Futbollit ka dënuar klubin e Partizanit të mërkurën me zhvillimin e dy ndeshjeve pa spektatorë në fushën përkatëse.

KF “Partizani”, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sendeve të forta brenda rrethimit të fushës se lojës dhe për paraqitje të parullave fyese dhe raciste, në bazë të nenit 66/3/a të KDS, dënohet me zhvillimin e 2(dy) ndeshjeve pa spektatorë në fushën përkatëse

”, tha FSHF në faqen e saj zyrtare.

Një ditë më parë Federata Shqiptare e Futbollit shprehu shqetësimin e thellë dhe u distancua në mënyrë të prerë nga incidenti i së hënës ndodhur gjatë ndeshjes Partizani-Skënderbeu, duke iu referuar parullës së shpalosur në fillim të ndeshjes në seksionin e tifozërisë së Partizanit, parullë që sipas FSHF, ishte dukshëm me sfond racist dhe me mesazhe të papranueshme për fushën e blertë dhe lojën e futbollit./tvklan.al