9 vite bashkë, Erion Isai dhe bashkëshortja tregojnë planet për dasmë (Video)

9 vite bashkë, Erion Isai dhe bashkëshortja tregojnë planet për dasmë (Video)

18:45 08/06/2019

Prej 9 vitesh ata janë të pandarë. Erion Isai dhe bashkëshortja, Ajlin nuk kanë bërë akoma dasmë. E megjithatë çdo hap në marrëdhënien e tyre ka ardhur krejt natyrshëm. Duket se po kështu mund të ketë shumë shpejt edhe një dasmë, por edhe një pjesëtar i katërt në familje.

Në një intervistë për emisionin “Jo vetëm modë” në Tv Klan çifti u shpreh se dëshirojnë të kenë edhe një fëmijë tjetër. Aktori tha se dëshiron një djalë, ndërkohë që bashkëshortja e tij, duke marrë parasysh marrëdhënien e saj me motrën u shpreh se dëshiron sërish vajzë.

“Avash avash do zgjerojmë edhe familjen. Unë kam dashur gocë në fillim, kur lindi Ajri. Tani dua djalë, jo për sedër mashkullore, por kur shikoj Alinën që pasi ka mbajtur për 7 orë vajzën dhe ajo në fund kur më shikon mua vjen me vrap, dua të njëjtën gjë ta shikoj tek djali sepse djemtë e kanë afeksionin me mamanë”, tha Isai.

“Duke parë raportin tim me motrën, dua që edhe Ajri të ketë një raport të tillë. Unë dua vajzë”, tha Ajlin.

Të pyetur nëse në planet e tyre është një dasmë, çifti tha se shpresojnë që në verën e vitit të ardhshëm ta realizojnë.

“Do bëjmë dasmë. Kur kemi filluar të bashkëjetojmë Ajlina ishte në të njëjtën ide me mua që të mos bënim dasmë. Edhe ceremoninë e unazave e bëmë vetë me njëri-tjetrin. Pas lindjes së vajzës na lindi një dëshirë. Vera që vjen shpresoj të mos na sjell ndonjë angazhim që të bëjmë një dasmë”, tha Isai./tvklan.al

Delta
LAJMET

Të ngjashme

KPT
KPT
UKT
UKT
Doktori