Dreka me Macron, Rama: S’jam ndërmjetësues i dialogut Kosovë-Serbi

Dreka në pallatin Élysée, mes kryeministrit Edi Rama dhe presidentit Francez Emanuel Macron pati në fokus një sërë investimesh që Franca do të realizojë në Shqipëri.

“Investimet tërësore të bëra në ujësjellësin e qytetit të Durrësit. Po ashtu një financim tjetër i rëndësishëm për sistemin e elektroenergjitik, kemi folur për planin europian të investimeve, për Ballkanin që është tanimë një plan i financuar”, tha Rama.

Tashmë që Franca nuk është më një pengesë në integrimin e Shqipërisë në BE, kryeministri Rama këmbëngul se gjithçka varet nga situata brenda Këshillit Europian.

“Ne i kemi bërë detyrat tona dhe gjithçka varet nga situata brenda përbrenda Këshillit Europian dhe nga dinamika brenda vendeve të BE”, tha ai.

Në tryezë nuk kanë munguar diskutimet për çështjet rajonale, një prej tyre Dialogu Kosovë Serbi, për të cilën kryeministri Rama nuk pranon të pozicionet si ndërmjetësues.

“Nuk jam njeriu i duhur për të ndërmjetësuar mes Kosovës dhe Serbisë sepse unë jam palë dhe si palë unë mbroj detyrimisht interest e Shqipërisë dhe Kosovës bashkë”, u shpreh ai.

Nisma për Shengenin Rajonal nuk është anashkaluar në këtë drekë pune në Francë.

Vizita e kryeministrit Rama ishte një ditore, me ftesë të presidentit Emanuel Macron.

Klan News