Mirela ka qenë e ftuar në rubrikën “Ka një mesazh për ty” tek E Diela Shqiptare ku ka rrëfyer një peng të madh. Nëna e saj e cila është ndarë nga jeta 8 muaj më parë, e kishte ëndërr që të vinte një herë tek emisioni i Ardit Gjebreas. Ajo nuk ia arriti t’ja plotësojë këtë dëshirë sepse qëndroi 1 vit në spital pa shkuar asnjë ditë në shtëpi sepse pësoi hemorragji cerebrale. Ajo la mbrapa 7 vajza, 1 djalë dhe bashkëshortin e saj.

Tashmë babai jeton vetëm dhe kjo gjë i lëndon tepër fëmijët. Mirela e ka sjellë babain për ta bindur që të jetojë me të dhe bashkëshortin këtu në Tiranë dhe mos jetojë më vetëm në fshat sepse vuan dhe nga tensioni i lartë.

Mirela: Babi im jeton vetëm pas ikjes së mamit, gjithmonë e kam lutur që të mos rrijë vetëm, të rrijë me mua ose me ndonjë motër tjetër, me kë të dojë ai, edhe pse zemra më do që të jetë afër meje. Pas ikjes së mamit, babi i nisi ato traditat që pa u bërë 6 muaj unë nuk lëviz nga shtëpia. Bëri 6 muaj mami në Nëntor, u mblodhëm dha ia kërkova babit që të ikë nga aty. Jo vetëm se ka kujtimet, por e përjeton shumë keq, e mbyt vetmia, ai hyn në çdo dhomë të shtëpisë dhe sheh fotot e mamit që e ka mbushur shtëpinë plot. Kur është vetëm, mërzitet, vuan nga tensioni. Por duke ditur që mami më iku nga tensioni i lartë që pësoi hemorragji cerebrale, dua t’i kërkoj babit që të mos rrijë më vetëm, të vijë tek unë.

Ardit Gjebrea: Po bashkëshorti jot çfarë thotë, a është dakort?

Mirela: Po është dakort dhe ai ia ka kërkuar disa herë, i ka thënë që ne e shohim që tek ne ndihesh rehat, mund të vish si në shtëpinë tënde, mos u druaj mirëpo babi e ka që o jetoj me djalin o vetëm, nuk jetoj me dhëndrin. Pse të shkoj tek gocat, kur unë kam djalë.

Mirela ka ardhur së bashku me Adriatikun, bashkëshortin e saj për ta bindur të atin që të shkojë të jetojë me ta. /tvklan.al