Përbërësit
500 gram makarona pene
200 gram sallam
3 kokrra vezë
300 gram djath kaçkavall
Gjysmë gote qumësht
2 petë byreku
Kripë dhe vaj
Përgatitja
Pasi të keni zier makaronat , hidhini në një tas dhe shtojini sallamin dhe djathin kaçkavall. Hidhini kripë dhe përziejini mirë me njëra- tjetrën. Nëqoftese keni një tavë keku, lyejeni pak me vaj dhe shtroni në të petën e byrekut. Sipër petës hidhni përzierjen e makaronave, sallamit dhe djathit. Shtoni pak qumësht dhe mbulojeni përzierjen me petën tjetër të byrekut. Lyejeni me vaj petën e sipërme të byrekut dhe futeni në furrë për ta pjekur./tvklan.al