Pastori flet për ngjarjen në Kombinat: Të gjithë besojnë tek ringjallja, por nuk mund të bëhet kështu



Pastori flet për ngjarjen në Kombinat: Të gjithë besojnë tek ringjallja, por nuk mund të bëhet kështu

21:53 09/07/2020

I ftuar këtë mbrëmje në studion e “Opinion” në Tv Klan, pastor Fitor Muça ka folur për tragjedinë e ndodhur disa ditë më parë në Kombinat, ku Anisa Josifi dhe nëna e saj Zhaneta, u vetëflijuan me shpresën tek ringjallja.  

Pastori në fillim të bisedës ka kërkuar që të sqarojë se koncepti i ringjalljes ekziston, por jo tek ringjallja e menjëhershme, por tek ajo pasi Jezusi do të vijë sërish.

Muça thotë se besimi nuk ka vlerë nëse nuk ekziston ringjallja, por kjo nuk do të thotë që ta çosh veten deri në vdekje a vetëflijim, duke besuar se do të ringjallet. Vetëflijimi apo vrasja janë të ndaluara rreptësishtë në Bibël, thotë ai.

“Le ta nisim që nga momenti i parë ku flitet që janë disa sekte që besojnë në ringjallje. Të gjitha festë moneteiste besojnë në ringjallje, të gjithë. Mënyra sesi ajo (Anisa) ka menduar se do ta ringjallë ajo veten, kështuqë nëse do të bëjë një provë të tillë nuk do të ringjallet kurrë. Duket sikur nuk ekziston ringjallja dhe kjo do të ishte fatkeqësi në konceptin që ti flasim shoqërisë që nuk ekziston ringjallja. Pranohet nga të gjithë ringjallja, përsa i takon besimit të krishterë, katolikëortodoksë dhe ungjillorë, sikurse dhe fetë e tjera monoteiste të gjitha besojnë në ringjallje. Besimi nuk ka vlerë nëse nuk ekziston ringjallja. Por kjo nuk do të thotë që personi që dëshiron të bëjë vetëflijim, duke besuar se me vetëflijimin e tij do të ringjallet. Kur bëhet fjalë për vetëflijimin është e ndaluar kategorikisht nga Bilbla”. /tvklan.al  




Të ngjashme