Një ndër shkaqet kryesore të krimit në familje është xhelozia. E duke qenë në krye të listës si faktori që e shtyn dikë t’i marrë jetën tjetrit, gjithçka të çon drejt mendësisë se xhelozia në vetvete është diçka negative. Por pastori Akil Pano nga studio e “Opinion” thotë se xhelozia, atë të cilën ai e konsideron ‘xhelozi të shëndetshme’ është tregues i dashurisë mes një çifti.

“Unë mendoj që përgjatë dekadave të shtegtimit tonë ne dështuam të ndërtojmë njeriun në shumësinë e dimensioneve të tija si qenie, pra ne kemi në potencë njeriun e teknologjisë dhe të shkencës, pra njeriun modern, por kemi në impotencë njeriun e shpirtit, të ndjenjën, të emocionit, njeriun e ëndrrës, njeriun e virtytit. Ne dështuam të ndërtojmë virtytin.”

“Unë nuk besoj se xhelozia është e keqe. Ka xhelozi të shëndetshme, ka një xhelozi të shëndetshme që ruan raportin. Gruaja të dijë që burri është xheloz, ashtu sikundër bashkëshorti duhet të dijë që gruaja është xheloze për të. Ky element xhelozie flet për dashurinë. Kjo lloj xhelozie mbërrin në patologji, kjo lloj patologji dhe kjo lloj xhelozie patologjike është e furnizuar gjithashtu nga thashethemnaja urbane e atyre fjalëve”./tvklan.al