Prokuroria e Përgjithshme i ka komunikuar deputetit socialist Alfred Peza akuzat që rëndojnë mbi të, si dhe ka kërkuar që të merret si i pandehur.

Peza i cili ishte i pranishëm në Prokurori, dhe akuzohet për “Fshehje e të ardhurave”, parashikuar nga neni 180 i Kodit Penal;“Pastrimi të produkteve të veprës penale” parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal;“Refuzimi për deklarim, mosdeklarim, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive”, parashikuar nga 257/a të Kodit Penal.

Prokuroria do të dërgojë dosjen në Gjykatën e Lartë për gjykimin e deputetit socialist.

Njoftimi i Prokurorisë:

/tvklan.al