PD firmos marrëveshje koalicioni me partitë aleate – TV KLAN

PD firmos marrëveshje koalicioni me partitë aleate

Partia Demokratike ka firmosur marrëveshje koalicioni me partitë aleate paraditen e së martës.

Firmosja e marrëveshjeve ishte e veçantë për secilën prej partive aleate, duke nisur me Partinë Republikane, Partinë Agrare Ambientaliste, PDK, PBDNJ, LZHK, PLL, PDIU dhe Lëvizjen Socialiste per Integrim.

Kryetari i PD, Lulzim Basha u shprehu konsideratën dhe mirënjohjen e demokratëve liderëve opozitar për bashkëpunimin në betejën për demokracinë dhe zgjedhje të lira dhe të ndershme në vend.

Basha po ashtu u shprehu liderëve të partive aleate vlerësim për vendimin e tyre për t’iu bashkuar koalicionit opozitar, i cili sipas tij është “mazhoranca morale e vendit”. /tvklan.al

Kategori
Lajmet KryesorePolitikaTe funditTë gjitha
0 Komente

Përgjigju

*

*