PD kallëzon në SPAK kryetarin e Bashkisë së Elbasanit



PD kallëzon në SPAK kryetarin e Bashkisë së Elbasanit

12:30 02/02/2021

Reagon PS: Projekti, që në kohën e qeverisë “Berisha”

Partia Demokratike ka kallëzuar në SPAK, Kryetarin e Bashkisë së Elbasanit, Gledjan Llatja, me akuzën e shpërdorimit të detyrës. Demokratët denoncojnë kontratën e Partneritetit Publik Privat që i mundëson një kompanie private ndërtimin e Kullave në lulishten pranë Bashkisë së qytetit.

Në kallëzimin që mban firmën e Sekretarit të Përgjithshëm, Gazment Bardhi, Llatja akuzohet se ka dëmtuar interesin publik, në shkelje të ligjit, duke shkaktuar një dëm ekonomik në vlerën e 8.3 milionë eurove.  

“Me veprimet e paligjshme të Kryetarit të Bashkisë Elbasan është favorizuar kompania private, duke falur tokë publike për ndërtimin e Kullave në qendër të qytetit të Elbasanit. Nëpërmjet veprimeve dhe mosveprimeve të paligjshme, Kryetari i Bashkisë Elbasan, ka dëmtuar interesin publik, duke i shkaktuar një dëm të madh ekonomik Bashkisë Elbasan, në të paktën 8.3 milion euro, duke konsumuar elementët e veprës penale “shpërdorim i detyrës”.

Ka reaguar kreu i grupit parlamentar të socialistëve Taulant Balla që thotë se projekti u miratua në Këshillin Bashkiak edhe me votat e PD.

Partia Demokratike në kallëzimin e depozituar në SPAK thotë se nga zbatimi i kontratës së partneritetit publik-privat, Bashkia po përfiton vetëm 2648 m2 sipërfaqe të re ndërtimi, ndërkohë që duhet të kishte përfituar 14.560 m2.

Tv Klan







Të ngjashme