Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi reagoi për raportin e organizatës “Reporterët pa Kufij”, sipas të cilit, Shqipëria zbret me 7 vende në indeksin botëror për lirinë e medias. Ajo akuzoi Kryeministrin Edi Rama se ka forcuar kontrollin qeveritar mbi median.

“Sulmet ndaj medias si nga qeveria, ashtu edhe nga krimi i organizuar arritën në një nivel të paprecedentë në vitin 2018”. Në publikimin e sotëm të Indeksit Botëror të Lirisë së Medias, Shqipëria ka zbritur 7 vende, duke parë si përgjegjës kryesor Kryeministrin Edi Rama. Ai ka vën nën kontroll shumicën prej tyre, nëpërmjet lidhjeve me pronarët oligarkë, tenderave, koncesioneve, PPP-ve apo licencave korruptive, siç evidentohet në raport. Reporterët pa Kufij shprehin shqetësimin se për “kapjen e mediave dhe përqëndrimin e tyre në duart e një grushti biznemenësh të mëdhenj”.

Në raport, Shqipëria renditet në vendin e 82 në indeksin botëror të Lirisë së Medias. Në të thuhet se vetëcensura është gjerësisht e përhapur dhe se 80% e gazetarëve nuk kanë besim për të ardhmen e tyre profesionale.

Tv Klan