Pasdite pedagogët e Fakultetit të Shkencave Sociale kanë njoftuar fillimin e grevës pa afat. Vendimi u mor pas përfundimit të periudhës 1-javore që Asambleja e Pedagogëve vendosi ndaj qeverisë për t’u shprehur pozitivisht në lidhje me plotësimin e 5 kërkesave të tyre.

Pedagogët kërkojnë shfuqizimin e Ligjit për Arsimin e Lartë, të VKM-ve të miratuara nga qeveria në Dhjetor, si dhe mbështesin protestën e studentëve.

Ata madje bëjnë thirrje që grevës së tyre t’u bashkohen edhe asambletë e pedagogëve të universiteteve të tjera publike.

Tv Klan