Pelosi, thirrje për bojkotimin e Olimpiadës në Kinë




Pelosi, thirrje për bojkotimin e Olimpiadës në Kinë

14:20 19/05/2021

Bojkoti për trajtimin e myslimaneve ujgure në Xinjiang

Abuzimet e Kinës me të drejtat e njeriut e nxitën kryetaren e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, Nancy Pelosi, të bëjë thirrje për bojkotimin diplomatik të Lojërave Olimpike Dimërore, që do të mbahen vitin e ardhshëm në Pekin.

Ndërsa atletët do të marrin pjesë, Pelosi ftoi krerët e shteteve ta bojkotojnë ngjarjen e madhe sportive. Ajo shtoi se SHBA-ja nuk mund të sillet sikur nuk ka asgjë të keqe me mbajtjen e Olimpiadës në Kinë.

Pelosi u shtohet edhe disa politikanëve të tjerë amerikanë që kanë bërë thirrje për bojkot, për shkak të trajtimit të myslimanëve ujgurë. Kina besohet se mban në kampe riedukimi mbi një milion ujgurë dhe myslimanë të tjerë në rajonin Xinjiang-ut.

“Le të mos e nderojmë qeverinë kineze me shkuarjen e udhëheqësve të shteteve në Kinë”, tha Pelosi në një seancë dëgjimore të Kongresit Amerikan.

Zhao Lijian, zëdhënës i Ministrisë së Jashtme të Kinës reagoi ashpër ndaj propozimit të Pelosit.

“Pyes veten se çfarë i bën disa politikanë amerikanë të mendojnë se kanë të ashtuquajturin autoritet moral? Për çështjen e të drejtave të njeriut, ata nuk janë në asnjë pozicion, as historikisht dhe as aktualisht, për të bërë kritika të pabazuara kundër Kinës”, tha zëdhenesi ZHAO.

Qeveria kineze është akuzuar për sterilizimin e grave ujgure dhe ndarjen e fëmijëve nga familjet e tyre. Kina fillimisht e mohoi ekzistencën e kampeve, ndërsa më vonë tha se ato janë të nevojshme për të luftuar terrorizmin dhe ekstremizmin. Vazhdimisht Pekini i ka mohuar akuzat abuzimet me të drejta të njeriut.

Klan News





Të ngjashme