Trajneri i Manchester City i trembet lodhjes së ekipit, me sfidën ndaj Real Madrid që po afron

Pep Guardiola ka kritika të mëdha për kalendarin anglez të futbollit.

Trajneri i Mançester Sitit ankohet për faktin se ekipi i tij do të luajë shtatë ndeshje në njëzet e një ditë dhe shqetësimi i tij më i madh ka të bëjë me ndeshjen e Ligës së Kampioneve kundër Real Madridit, që do të luhet më 9 Prill.

“Reali ka nëntë ditë për t’u përgatitur, nëntë! Ata luajnë këtë fundjavë dhe më pas nuk do të luajnë më deri në ndeshjen kundër nesh. Kurse ne përballemi me Aston Villa të mërkurën dhe Crystal Palace të shtunën. Dallimi është i madh! Do të doja të reflektoja dhe të kërkoja një ditë më shumë, por nuk ka asnjë mundësi…”

Frika e spanjollit është se ekipi i tij do të vuajë për shkak të lodhjes.

“Në Francë, PSG mes ndeshjeve çerekfinale. Në Portugali luhet zakonisht të premten para Ligës së Kampionëve. Po ne përse luajmë të shtunën? Pse nuk na japin një ditë shtesë kur ekipet e tjera nuk luajnë në Evropë? Do të luftojmë me televizonet? Përgjigja e tyre është se na paguajnë shumë para… Në fund do të jemi të rraskapitur.”

Mançester Siti është kampioni në fuqi i Ligës së Kampionëve, por për teknikun Guardiola mbrojtja e titullit do të jetë një mision shumë i vështirë.

Klan News