“Për 10 vite nuk ka thirrur as mama, as baba”, jeta e familjes ndaloi me vdekjen e vajzës

“Për 10 vite nuk ka thirrur as mama, as baba”, jeta e familjes ndaloi me vdekjen e vajzës

15:23 15/12/2019

“Ka qenë e tmerrshme, 10 vite jetoi me atë sëmundje të pashërueshme”

“Ka një mesazh për ty”, ka sjellë ditën e sotme historinë e dhimbshme të një familjeje nga Peja, e cila ka përjetuar ndarjen nga jeta të vogëlushes së tyre. Melisa është sot nënë e 4 fëmijëve, dy vajzave Elena dhe Elona, edhe dy djemve, Erzeni dhe Arkzeni.

Në studio, Melisa ka treguar se vajza e tretë kishte lindur e sëmurë dhe deri në moshën 10-vjeçare, as mjekët nuk mund të përcaktonin dot sëmundjen e saj. Ajo nuk mund të thoshte mami, babi, madje nuk kërkonte as ushqim dhe as të pinte. Dhimbja për Melisën dhe familjen e saj u bë edhe më e madhe kur gjendja e vogëlushes së tyre u përkeqësua edhe më tepër dhe fatkeqësisht ajo u nda nga jeta.

Që nga ai moment, jeta e tyre ka ndaluar, nuk ka më lumturi, gëzim apo festa në shtëpinë e tyre.

Ardit Gjebrea: Le të flasim pak për familjen tuaj të bukur. Si je njohur me bashkëshortin?

Melisa: Ne jemi njohur në shkollë fillore, në mbarim të klasës së tetë. Pasi mbaruam shkollë, mbas një viti bëmë fejesën. Një vit ndenja e fejuar, pastaj bëmë martesën.

Ardit Gjebrea: Sa vjeç ishe kur e njohe Shkëlzenin?

Melisa: 14 –vjeç.

Ardit Gjebrea: Çfarë ndodhi më pas?

Melisa: Lindën fëmijët, lindi goca e tretë. Por nuk lindi siç donim ne, por siç deshi Zoti.

Ardit Gjebrea: Çdo të thotë kjo? Ishte e sëmurë?

Melisa: E sëmurë po. Pastaj 10 vite jetoi në atë sëmundje të pashërueshme. As mjekët nuk e dinin çfarë sëmundje kishte. Gjendja e saj filloi të keqësohet..

Ardit Gjebrea: Për 10 vite?

Melisa: Për 10 vite as ka thirrur mama, as baba, s’ka ditur çfarë do të hajë, as do të pijë, asgjë.

Ardit Gjebrea: Asgjë?

Melisa: Asgjë, 10 vite ashtu jetoi.. Për prindërit është vdekje… Në fillim kur të kuptosh që e ke fëmijën e sëmurë, pajtohesh që është e sëmurë, por në fund edhe ta merr Zoti. Ajo ishte edhe më e rëndë. Kishim dashuri të madhe për të. Këta fëmijë janë të veçantët tonë, por ata janë me atë sëmundje, janë edhe më të veçantë për prindërit…

Ardit Gjebrea: Si ka qenë jeta juaj pas kësaj ngjarjeje?

Melisa: Ka qenë e tmerrshme. As gjumin s’mund ta bësh, as bukë nuk mund të hash, se e ke mendjen tek ajo. Përgjithësi familja, por prindër është diçka tjetër. Sot gjendem këtu që të falenderoj bashkëshortin tim sepse prej ditës që u sëmur vajza dhe deri sot më ka dhënë një përkrahje shumë të madhe. Nuk e kam parë si bashkëshort, por si shok, si gjithçka në jetë.

Ardit Gjebrea: Po ai si e ka përjetuar?

Melisa: Edhe ai e ka përjetuar tepër rëndë, sëmundjen e vajzës, vdekjen e vajzës…/tvklan.al


Grupi
LAJMET
Të ngjashme
Grupi