Në seancë diskutohet çështja e mosmarrëveshjes së kompetencave për dekretimin e ministrave

Në Gjykatën Kushtetuese po zhvillohet seanca mes Presidentit Ilir Meta dhe kryeministrit Edi Rama për çështjen e mosmarrëveshjes së kompetencave për dekretimin e ministrave.

Kreu i shtetit përfaqësohet me këshilltarin ligjor Bledar Dervishaj, ndërsa Kryeministri Rama përfaqësohet nga zv/Sekretarja e Përgjithshme e Qeverisë, Edlira Kokona.

Ilir Meta e refuzoi dekretimin e Gent Cakaj, si ministër i Jashtëm, duke arsyetuar se ka mungesë përvoje. Pas kësaj, Rama ka kërkuar të dekretohet vetë si ministër i jashtëm dhe më pas ka depozituar padinë në “Kushtetuese” për mos dekretimin e Gent Cakaj nga ana e presidentit. 

Klan News ka mësuar se përfaqësuesja Kokona është shprehur në gjykatë se presidenti ka refuzuar dekretimin jashtë çdo lloj kompentence që i jep kushtetuta duke cënuar rëndë parimet e parlamentarizmit.

Klan News