Opinion- Për herë të parë në zgjedhjet lokale ka vetëm dy grupime koalicionesh, koalicioni i majtë dhe ai i djathtë që konkurrojnë përballë tyre në një betejë që do të kulmojë në një përballje për Tiranën. Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama dhe ish-ministri i Brendshëm Sokol Olldashi janë dy kandidatët për Tiranën.

Për të diskutuar lidhur me dy kandidaturat Rama-Olldashi dhe fushatën që dy kampet politike po bëjnë  ishin të ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan katër personazhe të njohur të jetës politike dhe mediatike në vend si, Musa Ulqini, Andis Harasani, Majlinda Bregu, Astrit Patozi.

“Të dyja partitë më të mëdha politike në vend kanë një filozofitë e tyre elektorale që synojnë fitoren. Në këtë filozofi elektorale një element është edhe ai mediatik. Për koalicionin e djathtë unë them se mbulimi mediatik është një element përbërës i filozofisë tonë elektorale por nuk është dominanti, thjesht ndjek filozofinë tonë. Ne iu themi njerëzve vazhdojmë sëbashku duke i takuar. Pala tjetër ndërkohë nuk është në fushatë, thjeshtë mundohet të na ndjekë ne përmes posterave, daljeve televizive etj. Është hera e parë që një opozitë ka frikë të ballafaqohet me njerëzit”, tha Patozi.

“Në këtë fushatë media po luan një rol shumë të rëndësishëm, përcaktues. Partitë politike dhe kandidatët marrin parasysh mediat dhe luftojnë për imazhin. Kampi kundërshtar ka ndërtuar një fushatë negativiste sidomos për Tiranën. Të gjithë përpiqen të mohojnë gjithçka që është bërë në Tiranë, por qytetarët jetojnë me ndryshimin. Po ashtu kampi kundërshtar po bën një fushatë të personalizuar dhe që kërkon të denigrojë Edi Ramën. Gjithashtu doja të shtoja se po bëhet një fushatë e shtrenjtë nga kampi kundërshtar”, tha Ulqini./tvklan.al

Të ftuar: Musa Ulqini, Andis Harasani, Majlinda Bregu, Astrit Patozi.