Në stadiumin “Ennio Tardini” do të luhet mbrëmjen e sotme në orën 20:45 miqësorja Shqipëri-Kili.

Kjo do të jetë hera e parë që Shqipëria luan me Kilin, e cila është para Copa America që do të zhvillohet në të njëjtën periudhë me finalet e Europianit.

Kombëtarja vjen në këtë sfidë me 8 ndeshje pa humbje, ndërsa Kili nuk ka patur një ecuri pozitive kohët e fundit, duke pësuar edhe ndryshime në stafin teknik.

Stërvitjen e Kombëtares e ka ndjekur nga afër gazetari Erion Todhe, i cili në një lidhje direkte për edicionin e lajmeve në Tv Klan ka raportuar se deri më tani janë shitur 14 mijë bileta për përballjen Shqipëri-Kili.

“Kam qenë në kontakt të vazhdueshëm me agjencinë që ka organizuar ndeshjen. Deri tani, janë shitur 14 mijë bileta. Pra, presupozuohej që të bëheshin deri në 15 mijë tifozë, por mendohet se kjo shifër do të kalojë”, raporton nga Parma gazetari Erion Todhe.

Miqësorja Shqipëri – Kili do të nisë në 20:45 në Parma dhe do të transmetohet falas në TV Klan.

Tv Klan