Pas nderimeve shtetërore që iu bënë ish-Presidentit amerikan George H.W Bush, në Capitol Hill dhe Katedralen Kombëtare në Washington, ishte radha e ceremonisë në qytetin e tij Hjuston në Teksas.

Në Kishën Shën Martin ku iu dha lamtumira presidentit të 41-të amerikan, ishin të pranishëm familjarë e të afërm të George H.W Bush.

Mes tyre, edhe Sekretari i Shtetit në presidencën e Bush, James Baker, një mik i ngushtë i tij. Ashtu si i biri i presidentit të ndjerë, George W. Bush, edhe Baker u dorëzua përballë emocioneve në fjalimin e lamtumirës.

“Lavdia jonë George ishte të të kishim ty si president dhe si një mik”.

Trupi i ish-presidentit do të prehet në librarinë e tij presidenciale në Universitetin e Teksasit.

Tv Klan