Sony ka përfunduar riparimin për PlayStation 2, më shumë se 18 vjet pasi doli për herë të parë në shitje.

Play Station 2 u publikua për herë të parë në Japoni në Mars të vitit 2000 dhe mbetet një nga aparatet më të shitura të prodhuara ndonjëherë.

Sony tha se nuk ishte më në gjendje të ofronte riparime sepse po i mbaronin pjesët zëvendësuese për aparatet e vjetra.

Të apasionuarit pas video-lojrave të cilët kërkojnë riparime tani duhet të provojnë fatin e tyre nëpërmjet shërbimeve jozyrtare.

Më shumë se 150 milionë aparate PlayStation 2 janë shitur. Modeli më i fundit, PS4, ka shitur rreth 80 milionë njësi./tvklan.al