Hyrja e Kombinatit në Tiranë po transformohet çdo ditë e më shumë, duke u pajisur me infrastrukturë dhe sinjalistikë moderne.

Pas rehabilitimit të Rrugës së “Elbasanit”, Rrugës së “Dibrës” dhe Rrugës “Dritan Hoxha”, Bashkia e Tiranës ka përfunduar rikonstruksionin e segmentit rrugor nga mbikalimi i “Shkollës Teknologjike” deri në Kombinat, duke lehtësuar ndjeshëm qarkullimin e automjeteve në këtë aks të rëndësishëm.

Edhe kjo rrugë ka në të dyja krahët korsi të dedikuara për biçikletat. Gjatë ditëve të fundit, punonjësit e mirëmbajtjes në Bashkinë e Tiranës kanë vijuar punën për pajisjen e rrugëve me sinjalistikën përkatëse, si dhe rregullimin e elementëve të dëmtuar në disa rrugë të kryeqytetit.

Ndërkaq, Bashkia e Tiranës vijon projektet për përmirësimin e infrastrukturës edhe në nivel kapilar në lagje. /tvklan.al