Disa automjete janë përfshirë në aksident mbrëmjen e kësaj të shtune në aksin rrugor Milot-Rrëshen, në fshatin Munaz.

Policia njofton se janë përfshirë në aksident automobilistik mjeti me drejtues shtetasin F.T., banues në Suedi, mjeti me drejtues shtetasin L.Z., banues në Prishtinë, mjeti me drejtues shtetasin A.Z., banues në Suedi dhe mjeti me drejtues shtetasin L.G.,banues në Zvicër.

Si pasojë kanë marrë dëmtime dhe janë transportuar në spitalin e Rrëshenit, jashtë rrezikut për jetën shtetaset T.B., banuese në Kosovë dhe H.M., banuese në Serbi , të cilat ndodheshin si pasagjere në mjetet me drejtues L.Z.dhe L.G.

Grupi hetimor vazhdon veprimet  në vendngjarje për sqarimin e rrethanave  të aksidentit./tvklan.al