Një përplasje mes dy avionëve të Forcave Ajrore ka bërë që 8 persona të plagosen. Ngjarja ka ndodhur në aeroportin e kryeqyteti të Sudanit, Khartoum.

Siç duket edhe në video, dy avionët një Antonov An-26 dhe një Antonov An-32, nuk ishin koordinuar.

Ndërsa avioni i parë po lëvizte normalisht, papritur u godita nga avioni tjetër.

Kjo është aksidenti i tretë ajror brenda një muaji për Forcën Ajrore të Sudanit. Më 21 Shtator, dy pilotë u vranë kur aeroplani i tyre u rrëzua pranë Omururman, ndërsa disa ditë më parë një helikopter ushtarak u rrëzua gjatë uljes së tij në Darfur./tvklan.al