Një i ri ka mbetur i plagosur me armë zjarri pas përfshirjes në një konflikt me tre persona të tjerë.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen numër 3 të qytetit të Korçës dhe shkak është bërë përplasja e dy automjeteve.
Sipas policisë i plagosuri i cili mori mjekim në spitalin e Korçës ka plagë në kokë të shkaktuara me armë zjarri.
Policia shoqëroi në komisariat tre të rinjtë e tjerë të përfshirë në ngjarje./ TV KLAN