Të paktën 15 turistë mbetën të plagosur pranë Machu Picchu në Peru pasi dy trena udhëtarësh u përplasën të martën, thanë autoritetet lokale.

Trenat, në pronësi të kompanive rivale, u rrëzuan në rrugën drejt vendit turistik më të vizituar në vend, kalaja e lashtë Inca.

Ende nuk është e qartë se çfarë e shkaktoi përplasjen. Policia tha se hetimet ishin në proces.

Një nga pasagjerët në trenin Inca Rail njoftoi mediat lokale se aksidenti ndodhi për shkak të një proteste që detyroi trenin të ndalet për një orë. Policia dhe operatorët e trenave ende nuk e kanë konfirmuar këtë deklaratë.

Machu Picchu tërheq më shumë se një milion vizitorë në vit.

Kështjella e Machu Picchu, e vendosur 2.500 metra mbi nivelin e detit, është monumenti më i famshëm i Perandorisë Inca, që sundoi Perunë deri në pushtimin spanjoll të shekullit të 15-të./tvklan.al