Dy persona kanë mbetur të plagosur nga një aksident automobilistik i ndodhur rreth orës 23:00 në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në kryeqytet, pranë ish-hotel Dajtit. Në aksident u përfshinë një taksi dhe një automjet tjetër.

Burimet nga vendngjarja kanë thënë për

tvklan.al

se të plagosurit janë dy shtetas të huaj që udhëtonin me taksi. Ata u dërguan në spital, por mësohet se ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, nga makina tjetër nuk ka persona të lënduar. Në vendin e ngjarjes shkuan forcat e policisë, të cilat kanë nisur hetimet.

/tvklan.al