Përplasje te Bulevardi i Ri – TV KLAN

Përplasje te Bulevardi i Ri

Banorë dhe ish-deputetë kundër prishjes së banesave pa leje

Aksioni për prishjen e banesave pa leje tek Bregu i Lumit, që preken nga projekti për zgjerimin e Bulevardit të Ri të Tiranës, ka sjellë përplasjen e radhës mes policisë dhe banorëve. Këtë të fundit mbështeteshin nga ish-deputetë të opozitës, që u konfrontuan fizikisht me forcat e policisë.

Një prej banorëve që preket nga ky projekt u shoqërua në komisariat për kundërshtim të punonjësve të policisë dhe më pas u la i lirë. Ish-deputetët Balliu dhe Brahimllari i cilësuan veprimet e policisë të pa ligjshme.

Pas përplasjeve në zonën e Bregut të lumit Partia Demokratike dorëzoi në Prokurori një kallëzim penal për sjellje brutale të Policisë e Shtetit dhe asaj Bashkiake.

Tv Klan

Kategori
AktualitetTe funditTë gjithaVideo
0 Komente

Përgjigju

*

*