Përse u përjashtua nga PD zv/Ministri i ri i Financave

Përse u përjashtua nga PD zv/Ministri i ri i Financave

23:13 13/11/2020

Zv/Ministri i Ekonomisë dhe Financave, Besart Kadia ka qenë dikur pjesë e strukturave të Partisë Demokratike. Por që prej 2019-s ai nuk është më pjesë e saj, me vendim të kreut të PD, Lulzim Basha, që i hoqi të drejtën për të zgjedhur dhe për t’u zgjedhur në strukturat e kësaj partie për shkelje të parimeve bazë të funksionimit të PD, me arsyetimin se ishte nismëtar i një lëvizjeje të re politike, të quajtur “Alternativa”. Vetë Kadia, në emisionin Zonë e Lirë thotë se në PD nuk ka pasur asnjëlloj funksioni real përveçse ishte zgjedhur nga anëtarësia si anëtar i Këshillit Kombëtar.

“Unë mendimet nuk i kam ndryshuar. Për ato çka unë flas, për reforma pro biznesi, virtytin e vetëm që ka shoqëria, që është sipërmarrje e lirë dhe individë të lirë unë vazhdoj ta kem. Ka dy mënyrë, të paktën në edukimin tim. Unë prej 3 vitesh tashmë kam drejtuar një institut kërkimor, pra nuk jam te Partia Demokratike si anëtar ose bashkëpunëtor i saj prej më shumë se 4 vitesh. Për mua ajo shkresë është e pavfleshme. Nuk kam asnjë lloj funksioni real përveçse jam zgjedhur nga anëtarësia e PD si anëtar i Këshillit Kombëtar”.

“Unë vazhdoj të mbetem me idetë e mia dhe Alternativa ka qenë një platformë e krijuar bashkë me kolegë të tjerë. Ajo është një platformë që nuk është as e regjistruar. Unë jam themeluesi i saj, nuk është se jam vetëm anëtar. Ai është një projekt që mund të vazhdojë. Për mua nuk ka rëndësi…”./tvklan.al



Të ngjashme