50 vite më parë në Shëngjjn u formua baza ushtarako-detare, që do të shërbente për mbrojtjen e vendit. Me këtë rast Shoqata “Detaria Shqiptare” në bashkëpunim me Bashkinë e Lezhës zhvilluan një aktivitet përkujtimor. Sipas Kryebashkiakut Pjerin Ndreu, synimet janë që të ndërtohet një muze për bazën Detare të Shëngjinit.
“Shëngjini është i identifikuar me detarinë dhe është në planet tona për të bërë një muze, për të aplikuar tek fondet e BE dhe për t’i dhënë Shëngjinit një aset më shumë në aspektin e turizmit.”
Të pranishëm ishin përfaqësues të Forcës Detare, detarë dhe ish-detar që kanë punuar në këtë bazë, shprehen se kjo është një ditë mjaft e veçante për brezat që dhanë kontributin e tyrë në shërbim të atdheut.
“Ka qenë një kohë që kur kalonim në ato rrugët që shkonim në bazë iu thoja që ‘unë ju kërkoj falje ju gurë se jeni mërzitur nga kalimi im’. Kujtimet më të mira.”
“Kënaqësia më e madhe kur takohem me shokë dhe e dyta që ka njerëz akoma sot që e vlerësojnë flotën detare ushtarake.”
“Është e rëndësishme që ajo që bëjmë sot dhe që do të bëjmë në të ardhmen të jenë në funksion edhe të asaj që kemi kaluar sepse historia është pjesë e të ardhmes. Nëse ne harrojmë historinë atëherë ne nuk do të ndërtojmë një të ardhme të shëndoshë.”
Në ceremoni u vlerësuan me certifikata mirënjohje ushtarak dhe ish-ushtarak si dhe u vendos busti “MARINARI” dhe shumë shpejt me vendim të Këshillit Bashkiak, do te marrë të njëjtin emër edhe sheshi në qytetin e Shëngjinit.
Klan News