Reality show “Doktor Plastik ” në episodin e tij të dytë të sezonit të dytë në Tv Klan, kishte në qendër Rediona Likomanin. Një nënë e re, e cila pas martesës dhe lindjes së djalit kishte shtuar 40 kilogramë. Përpara se të vinte në “Doktor Plastik”, ajo ishte përpjekur shumë të humbiste peshë duke bërë dieta ekstreme dhe aktivitet fizik, por ndryshimet kishin qenë të vogla.

“Jam Rediona Likomani, jam 23 vjeç. I jam drejtuar “Doktor Plastik” në Tv Klan dhe klinikës “Da Vinçi” për të kryer dy ndërhyrje, abdomenoplastikë dhe lifting barku. Kur kam qenë adoleshente kam qenë e dobët dhe me trup të rregullt, por pas martesës duke i vënë gjërat në terezi dhe pas lindjes së djalit nisa të marr kile të tepërta. Djalin e kam lindur me operacion dhe stërvitjen e kisha të kufizuar. Kam qenë 58 kilogramë dhe tani nuk e di se sa kam shkuar, sepse kam frikë të peshohem. Kam provuar shumë mënyra, kam bërë dieta, palestër, por barku vazhdonte të varej edhe më tepër. Është diçka që më bezdis shumë në veshje, ndaj kam marrë këtë vendim”, tha Rediona.

Ndërhyrja e parë e saj shkoi shumë mirë dhe rezultati ishte i dukshëm menjëherë pas tij. Dy javë pas operacionit, 23-vjeçarja tregoi se nuk kishte ndjerë dhimbje dhe se kishte vendosur se nuk do të tundohej nga ushqimet.

“Kanë kaluar dy javë nga operacioni dhe ndihem shumë mirë. Ditën e parë që kam dalë nga spitali dhe kam shkuar në shtëpi, e kam pasur të vështirë sepse shikoja që gatuhej dhe nuk duhet të haja. Tani e kam kaluar dhe e kam vendosur që nuk do të tundohem më”, tha 23-vjeçarja.

Dy muaj pas ndërhyrjes së parë, Rediona kreu një tjetër ndërhyrje dhe pas një periudhe rikuperimi rezultati i saj ishte shumë i dukshëm. Nga 105 kilogramë, Rediona e përfundoi eksperiencën e saj në “Doktor Plastik” duke peshuar 75 kilogramë.

“Jam ndjerë shumë mirë dhe jam e kënaqur për rezultatin”, tha Rediona./tvklan.al