KPA: Presim vendimin e GJKKO, për zëvendësimin e Dacit

Pezullimi nga detyra i gjyqtarit Luan Daci ka detyruar Komisionin e Posaçëm të Apelit të riorganizojë punën për vazhdimin e procesit të vettingut. KPA do të vijojë procesin e vettingut dhe caktimin e datave për gjykimin e çështjeve, ku gjyqtar Luan Daci nuk është anëtar i trupës gjykuese.

Ndërsa në çështjet, ku Daci është anëtar i trupës gjykuese, KPA do të presë vendimin e Gjykatës së Posaçme të Apelit, nëse do e pezullojë përfundimisht apo do e shpallë të pafajshëm dhe të rikthehet në detyrë. Ish-gjyqtari Luan Daci është marrë nën hetim nga SPAK për akuzën e falsifikimit të dokumenteve.

Sipas prokurorisë, Daci në kohën që aplikoi për t’u bërë pjesë e KPA, fshehu shkarkimin nga detyra e gjyqtarit në gjykatën e Tiranës në vitin 1997,pasi KLD-ja me propozim të ministrit të Drejtësisë e largoi për paaftësi dhe shkelje të ligjit.

Tv Klan