Plagosja e trefishtë në Mamurras, si nisi sherri me punonjësit e patrullës



Plagosja e trefishtë në Mamurras, si nisi sherri me punonjësit e patrullës

18:30 13/04/2021

3 persona u plagosën në Mamurras pas një konflikti të dy të rinjve me punonjës të policisë. Një efektiv i patrullës ka qëlluar me armën e punës dy kolegët dhe një qytetarë të përfshirë në sherr.

Mësohet se fillimisht dy të rinjtë kanë ofenduar punonjësit e patrullës. Sherri më pas ka agravuar në përdorimin e armëve dhe polici David Magani ka shkrepur pistoletën duke plagosur kolegët Flamur Lleja dhe Ilir Zekaj si dhe Nikoll Vorfaj i përfshirë në këtë konflikt. Të lënduarit u dërguan në spitalin e Traumës për trajtim të specializuar dhe nuk paraqesin rrezik për jetën.

Nga burime te Klan News është bërë me dije se ka qenë efektivi David Magani i cili çoi dy punonjësit e tjerë të uniformave blu në spital për të marrë ndihmën mjekësore.

Klan News







Të ngjashme