“Plumbat depërtuan deri në sallën e qeverisë”, Nano kujton sulmin në Shtator 1998: Më dërguan në Durrës, ndërsa babai u sulmua me granata tek…

Fatos Nano


“Plumbat depërtuan deri në sallën e qeverisë”, Nano kujton sulmin në Shtator 1998: Më dërguan në Durrës, ndërsa babai u sulmua me granata tek…

22:55 04/02/2021

Sulmin në Shtator 1998, Fatos Nano e kujton si një barbari që ka ndodhur mbi institucionet shtetërore. Në një rrefim të rrallë në emisionin “Opinion” në Tv Klan, Nano thotë se në 14 Shtator 1998 se plumbat kanë hyrë deri në sallën e qeverisë.

Ai shton se është marrë me forcë nga Garda e Republikës dhe është dërguar në Durrës, ndërkohë që në rezidencën e Kryeministrit, në vilën 30 ka qenë babai i tij, i cili nuk ka pranuar të largohet dhe ka qëndruar aty dhe është sulmuar me granata.

Blendi Fevziu: Nëse patë pamjet e makinës suaj në varrimin e nënës jeni rrethuar nga 10-15 djem, besoj se janë vullnetar, nëse unë iu tregoj një moment tjetër të shkuarjes tuaj në PS keni qenë sërish i rrethuar, Të njëjtën gjë ka bërë dhe Berisha, pasi ka qenë i rrethuar nga njerëz, por sot politika është  zhveshur nga ky lloj pasioni. Çfarë ka ndodhur?

Fatos Nano: Ndoshta është një zhvillim normal, pas kaq shumë vitesh. Ndoshta është zhgënjimi i këtyre djemve dhe vajzave që kush e di se çfarë prisnin. Jam i prirur të besoj që është një hapje e natyrshme e shoqërisë, por në Tetor 1998, disa ditë përpara sulmi mbi Kryeministri, më falni në Shtator ku prej ditësh me radhë rezidenca e Kryeministrit, vila 30, rrethohej dhe sulmohej nga përbishta të organizuar nga PD-ja, vetëm më këta lloj djemsh është mbajtur turma, sepse policia nuk rezistonte. Ndesheshin dy pal djem dhe asnjë nuk guxonte ta agravonte situatën. Disa ditë para 14  Shtatorit kur unë sipas rregullave të sigurisë më nxorën urgjentë nga godina sepse qëllohej nga jashtë dhe Perikli Teta raportonte nga brenda dhe plumbat kanë hyrë në sallën e qeverisë dhe natyrisht eskorta ime më mori dhe më largoi në drejtim të Durrësit. Ndërkohë nuk kemi arritur dot që të merrnin babanë nga vila 30, pasi ai tha unë nuk dal sepse jam partizan dhe partizanët  rrinë në llogore dhe nuk do li. Atë ditë vila 30 është sulmuar me granata dhe është sot Kujtimi, ushtari i Gardës që humbi syrin nga një prej granatave që shpërthyen, deri këtu është vështirë të jesh tolerant./tvklan.al







Të ngjashme