Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan ka debatuar me gazetarin Baton Haxhiu. Gazetari Haxhiu e ka pyetur nëse ka qenë pjesë e hetimit dhe gjyqit kundër Fatmir Limajt.

Kjo deklaratë e gazetarit, ka tensionuar Bashën i cili e ka akuzuar se është gënjeshtar dhe nuk po thoshte të vërteta.

PJESË NGA DEBATI

Haxhiu: Ke qenë pjesë e gjyqit për Fatmir Limajt?

Basha: Merre në telefon Fatmir Lamajn, pyete kam qenë unë për procesin e tij apo jo.

Haxhiu: Lul nuk thash që ke bërë faj.

Basha: Po gënjen.

Haxhiu: Nuk ke bërë faj Lul.

Basha: Ti e di shumë mirë.

Haxhiu: A ke qenë në proceset ndaj serbëve?

Basha: Kam qenë vetëm në Mitrovicë.

Haxhiu: Po për shqiptarët?

Basha: Asnjëherë, është gënjeshtër e pastër.

Haxhiu: Jo

Basha: Edhe njëherë po të them që unë të marrë pjesë në një proces ligjor…

Haxhiu: Lul ke qenë punonjës, je njeriu i parë që më thonë që je gënjeshtar dhe e lejoj.

Basha: Po thua të pavërteta, ishte gënjeshtër./tvklan.al