Një baba vdiq duke mbrojtur djalin e tij nga disa adoleshentë, që po përpiqeshin t’i vidhnin atletet.

Sipas mediave lokale, djali 8-vjeçar i Jose “Migue” Malave, në New Jersey, SHBA ishte përplasur më herët gjatë ditës me një grup adoleshentësh, të cilët u përpoqën të vidhnin atletet e tij, por pa sukses.  

Adoleshentët shkuan më vonë në shtëpinë e fëmijës duke shpresuar për të vjedhur ndonjë gjë tjetër. Në atë kohë ishte kthyer në shtëpi edhe Malave, i cili sapo kishte lënë djalin dhe po nisej për punë.

Sipas dëshmitarëve, një nga adoleshentët goditi për vdekje me thikë Malave-n në hyrje të shtëpisë, në sy të katër fëmijëve dhe të dashurës së tij.  

Autoritetet po kërkojnë një 17-vjeçar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, si autor të krimit, ndërkohë që kanë arrestuar edhe Nasiar Day, 19 vjeç, si bashkëpunëtor me vrasësin.

/tvklan.al