Kundërshtuan kufizimet e reja ndaj Covid-19

Oficerët australiane përdorën gaz lotsjellës dhe spraj djegës në fytyrat e protestuesve kur protesta u shndërrua në një shprehje të shfrenuar zemërimi me autoritetet dhe “diktaturën shëndetësore” të vendosur prej tyre sipas protestuesve.

Disa prej policëve kishin nevojë për operacione prej plagëve të rënda në fytyrë, thanë autoritetet. Ato shtonin se protesta u zhvilluan gjithashtu në qytetet Sydney, Brisbane e Cairns, por ajo e kryeqytetit Melbourne ishte më e ashpra.

Në një deklaratë policia tha se mes turmës kishte shumë protestues paqësorë, por një numër i madh prej tyre kishin ardhur të fokusuar te dhuna.

Në protestën më të madhe nga tre të mbajtura në Melbourne përleshjet kishin nisur menjëherë në takimin e tyre me kordonët e policëve.

Protesta zgjati disa orë dhe në shumë raste demonstruesit dukej se kishin nënshtruar rreth 700 policët në detyrë.

Ata mbanin pankarta ku shkruhej “Vaksinat vrasin”, “Hapni shkollat e parqet!” si dhe kërkonin shkarkimin e kryeministrit Dan Andrews.

Teksa protesta e Melbourne përshkallëzohej, demonstruesit thërrisnin ndaj policisë “Turp t’ju vijë, turp t’ju vijë të gjithave”, ndërsa lëshonin fishekzjarrë dhe qëllonin me objekte të forta.

Policia qëllonte ndaj tyre me topa gome, me gaz lotsjellës dhe lëndë djegëse në fytyra.

Klan News