Policia greke ka sqaruar vdekjen e 29-vjeçarit, nga Lezha, Pëllumb Nikoll Marnikollaj. Në një reagim të autoriteteve helene, pas kërkesës së bërë nga Ambasada shqiptare në Athinë thuhet se i riu shqiptar është hedhur nga dritarja e komisariatit të policisë.

“Viktima është hedhur nga dritarja, pasi e kuptoi se do ta arrestonin”, theksohet në reagimin e Policisë greke. Sipas saj Pëllumb Marnikollaj kishte urdhra të tjera arresti që duheshin zbatuar.

Pëllumb Nikoll Marnikollaj foto 2

Në versioni i policisë greke, thuhet se ngjarja ka ndodhur në 3 gusht, ora 14:30 në rajonin e policisë “Kato Patisia”. Ambasada shqiptare në Athine thotë se në ditët e ardhshme do të dal raportin përfundimtar./

tvklan.al