Nënshkruhet memorandumi mes dy vendeve për rritjen e sigurisë

Sezoni turistik do monitorohet dhe nga policia e Kosovës, të cilët do bashkëpunojnë me policinë shqiptare. Nëpërmjet patrullimeve të përbashkëta, strukturat e policisë synojnë të vëzhgojnë situatën e rendit por dhe të qarkullimit rrugor.

Kreu i policisë shqiptare dhe të Kosovës, nënshkruan një memorandum bashkëpunimi. Kreu i policisë shqiptare Ardi Veliu tha se patrullimet e përbashkëta rrisin sigurinë.

Ndërsa drejtori i policisë kosovare, Samedin Mehmeti, u shpreh se bashkëpunimi tashmë është shtrirë në disa drejtime.

Sipas policisë shqiptare, për  informimin e turistëve në Shqipëri janë përgatitur fletëpalosje që do shpërndahen në vendkalime të ndryshme, me informacionet e nevojshme për të kontaktuar policinë.

Klan News