Në të gjithë vendin edhe sot ka vijuar operacioni “Blici Rrugor”, i shtrirë në akset kryesore dhe zonat urbane.
Aksioni për vendosjen e rripit të sigurimit dhe mospërdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit.
Operacioni nisi në orën 12:30 dhe zgjati deri në orën 13:30. Sot u angazhuan rreth 665 punonjës Policie në total, si dhe u ngritën e funksionuan 125 pika kontrolli në të gjithë vendin.
Prej orës 12:30 deri në orën 13:30 në të gjithë vendin, Policia Rrugore e mbështetur dhe nga Patrullat e Përgjithshme dhe Shqiponjat vendosën:
-96 masa administrative për mosvendosje të rripit të sigurimit.
-139 masa administrative për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit.
-Si dhe 141 masa administrative për shkelje të tjera, si shpejtësi tej normave të lejuara, për mosvendosje të kaskës mbrojtëse etj.
Ndërgjegjësimi i qytetarëve për rëndësinë e vendosjes së rripit të sigurimit, për mospërdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit por edhe të respektimit të rregullave të qarkullimit rrugor në tërësi, janë prioritet i punës së Policisë Rrugore dhe asaj të Rendit me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore./tvklan.al