Polonia është gati të presë armë bërthamore amerikane në territorin e tij nëse NATO vendos të përforcojë krahun e saj lindor. Kështu ka deklaruar presidenti polak Andrzej Duda në një intervistë për gazetën “Fakt”.

“Rusia po militarizon gjithnjë e më shumë rajonin e Kaliningrad. Kohët e fundit, ajo ka zhvendosur armët e saj bërthamore në Bjellorusi. Nëse aleatët tanë vendosin armë bërthamore edhe në territorin tonë, në mënyrë që të forcohet siguria e krahut lindor të NATO-s, ne jemi gati për këtë.”

Për këtë deklaratë ka reaguar edhe Kremlini për të cilën është shprehur se do të analizojë çdo lëvizje të Polonisë për të pritur armë bërthamore të SHBA dhe nëse këto plane zbatohen, do të ndërmerren të gjithë hapat e nevojshëm për të garantuar sigurinë e Rusisë.

Rreth vendosjes së armëve bërthamore Duda e diskutoi edhe pas një vizite në New York javën e kaluar ku zhvilloi takime në OKB dhe diskutoi me ish-presidentin amerikan, Donald Trump, për luftën në Ukrainë. “Diskutimet rreth bashkëpunimit bërthamor midis Polonisë dhe Shteteve të Bashkuara kanë vazhduar për disa kohë. Më duhet të pranoj se kur u pyeta për këtë, unë shpreha gatishmërinë tonë”, tha ai.

Në qershor 2023, presidenti rus Vladimir Putin konfirmoi se Rusia kishte dërguar armë taktike bërthamore në Bjellorusi, e cila kufizohet me Ukrainën dhe Poloninë. Gjatë samitit të fundit të NATO-s në Vilnius, aleatët u zotuan të marrin të gjitha hapat e nevojshëm për të garantuar besueshmërinë, efektivitetin, sigurinë dhe sigurinë e misionit parandalues ​​bërthamor.

Klan News

Ndërkaq edhe kryeministri hungarez Viktor Orban ka deklaruar se Perëndimi është në prag të dërgimit të trupave ushtarake në Ukrainë, një vijë e kuqe që Rusia ka paralajmëruar se nëse shkelet, do të shpërthejë Luftën e Tretë Botërore.

“Në fillim, plani ishte të dërgoheshin vetëm helmeta, pastaj sanksione. Pastaj u dërguan armë, e më pas tanke e avionë. Më pas ndihma financiare, në fillim dhjetëra miliarda, e tani rreth 100 miliardë. Para, armë, por situata nuk po përmirësohet, në fakt po përkeqësohet. Jemi një hap larg dërgimit të trupave nga Perëndimi në Ukrainë. “

Dërgimi i trupave ushtarake në Ukrainë është një propozim i mbështetur nga Franca dhe disa vende të Europës Lindore, të cilët rrezikohen të parët nga përshkallëzimi i luftës në Ukrainë. Deklarata e Orban vjen në sfondin e fushatës për zgjedhjet për Parlamentin Europian dhe protestave të vazhdueshme kundër tij.