6 tregtarë, mes tyre 2 gra u vunë në pranga nga autoritetet policore në Tiranë, pasi u kapën me një sasi të konsiderueshme mallrash kontrabandë. Ata janë M.Sh., 47 vjeç, lindur dhe banues në Shkodër, D.K., 36 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, K.Sh., 44 vjeçe, banuese në Durrës, I.N, 56 vjeç, lindur në Fier dhe banues në Tiranë, D. M., 55 vjeç, banues në Tiranë dhe M.N., 56 vjeçe, banuese në Tiranë.

“Arrestimi i tyre u bë pasi janë kapur në kushtet e flagrancës në aksin rrugor “Tuneli Elbasanit-Rrethrrotullimi Tegut”, me një sasi mallrash të dyshuara kontrabandë, si veshje dhe produkte të tjera në vlerë të konsiderueshme

“, thotë policia në një njoftim për mediat.

Sipas kësaj të fundit, të gjithë personat e arrestuar janë subjekte tregtare me NIPT dhe ushtrojnë aktivitetin tregtar në qytetin e Tiranës. Autoritetet sekuestruan mallra të ndryshme kontrabandë, si veshje për të gjitha moshat, parfume dhe barna mjekësore.

/tvklan.al