David Gabriel joshte femrat në një aplikacion për njohjet

David Gabrieli, një shtetas francez që jeton në Sidnei, është akuzuar për sulm seksual të katër grave që ka njohur në aplikacionet e takimeve “RSVP” dhe “Bumble” midis Gushtit 2017 dhe Janarit 2018.

Ai është paraqitur në këto aplikacione si një mjek që punonte në ambasadën zviceriane dhe ka përdorur foto e ish-kapitenit të Kombëtares Lork Cana, në përpjekje për të tërhequr gratë dhe t’i bindte ato të shkonin tek apartamenti i tij në Maroubra.

Të martën në gjyq një nga viktimat e tij është shprehur se David Gabrieli kishte organizuar një takim me të në një kafe pranë shtëpisë së tij më datën 20 gusht 2017. Sipas saj, kur kafeneja u mbyll, ai e ftoi në shtëpinë e tij ku filloi ta puthte dhe t’i kërkonte gruas të bënte gjestë të pahijshme për të, gjë që ajo nuk pranoi, raporton “The Weekend australian”.

Gruaja ka treguar gjithashtu se pasi janë takuar, ajo ka vënë re ngjashmëri me personin në foto, por ngjante shumë më i vjetër.

Gjyqi vazhdon ende për këtë rast. /tvklan.al